Moti i keq përfshin vendin, paralizohet porti Durrës

Durrësi

Moti i keq përfshin vendin, paralizohet porti Durrës

Më: 8 prill 2019 Në ora: 13:36
Durrës

Moti i keq me erë dhe reshje shiu që ka ka përfshirë vendin mbrëmjen prej të dielës në mbrëmje ka shkaktuar pezullim të punës në disa sektorë të portit të Durrësit.

Peshkarexhat dhe anijet e tonazhit të vogël janë urdhëruar të mos dalin në det pasi dallgët arrijnë deri në 6 ballë.

Ndërsa sektori i ngarkim shkarkimit ka ndërprerë punën për shkak të erës së fortë dhe shiut.

Por kjo situatë meteorologjike nuk ndikon lëvizjen e trageteve me linjat me Italinë.

Sipas burimeve nga kapitaneria ata kanë mbërritur dhe do të nisën sipas orareve të përcaktuara.

Në portet e Vlorës e Sarandës nuk ka probleme. Ndërkohë për pasojë të dallgëzimin të detit vija bregdetare e Durrësit është mbushur me leshterikë dhe mbetje të tjera.

Reshje shiu po regjistrohen në pjesën më të madhe të vendit, por nuk raportohen problematika.

Sipas parashikimeve në orët e mbrëmjes në qarqet Vlorë, Berat, Gjirokastër, Dibër pritet që reshjet herë pas here të jenë me intensitet të lartë në formën e shtrëngatave me rrebeshe e shkarkesa elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat