“Shpresë” për Durrës-Shijak, rruga do të rehabilitohet pas ujësjellësit të zonës - Bota Sot
“Shpresë” për Durrës-Shijak, rruga do të rehabilitohet pas ujësjellësit të zonës

Durrësi

“Shpresë” për Durrës-Shijak, rruga do të rehabilitohet pas ujësjellësit të zonës

Më: 19 prill 2019 Në ora: 14:45

Pas vitesh pritje, rruga Durrës-Shijak do ti nënshtrohet një ndërhyrje rehabilituese. Drejtorja e ARRSh-së, lajmëroi banorët e zonës se ndërhyrja do të nisë pas rikonstruksionit të rrjetit ujësjellës të zonës.

Zëri i banorëve të Shijakut i përcjellë shpesh herë edhe përmes RTV Ora duket se është dëgjuar.

Rruga që i lidh me Durrësin me gjatësi 4 kilometra do ti nënshtrohet një rikonstruksioni për ti dhënë fund kësaj gjendjeje që është shndërruar në gangrenë për banorët dhe bizneset që shtrihen përgjatë saj.

Sonila Qato: Jemi vënë në dijeni shumë shpesh nga ankesat që kanë pasur banorët e zonës dhe bizneset në zonë mirëpo çdo investim që mund të bënte ARRSh nëse nuk fillonim punimet sikurse janë duke filluar tani për ujësjellësin, kanalizimet dhe kullimin e ujërave të infrastrukturës rrugore do të ishte e pamundur të realizohej një infrastrukturë që të ruante qëndrueshmërinë e rrugës.

Ndërhyrja në rrugë do të pasojë rikonstruksionin e rrjetit Ujësjellës nga Mulliri i Bullgarit deri në hyrje të qytetit të Shijakut.

Një investim e me vlerë 64 mln lek nga Ujësjellësi i Durrësit.

Spartak Kovaçi: Linja e re e transmetimit e cila do të ndërtohet do të shërbejë edhe si një linjë rezervë për furnizimin me ujë të Shijakut nëpërmjet linjës së Fushë Kuqes në momentin që do të vendoset në funksion edhe linja e re e furnizimit me ujë për qytetin e Durrësit.

Rreth 2 600 banorë përllogaritet se përfitojnë nga investimi i bashkive Shijak e Durrës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...