Durrës, ujërat e zeza mes ish Kënetës

Durrësi

Durrës, ujërat e zeza mes ish Kënetës

Më: 29 prill 2019 Në ora: 13:04
Foto

Kanali i madh i ujërave te zeza, i cili përshkon permes zonen e ish-Kenetes është kthyer në një shqetësim të madh për banorët e kesaj zone. 

Nga mbetjet urbane deri tek kafshët e ngordhura pluskojnë në ujë.

Për banorët janë një kërcënim për përhapjen e sëmundjeve infektive.

Banore: "Është ajër i rëndë, nuk guxojmë të hapim dritaret."

Gjatë muajve të verës shprehen se jetesa aty bëhet e vështirë për shkak të ndotjes dhe erës së keqe që përhapet në zonë.

Banorët thonë se ankesat e tyre prej dy dekadash nuk kanë marrë përgjigje.

Ndaj një pjesë thonë se e kanë humbur besimin tek institucionet që ta zgjidhin këtë problematikë duke mbuluar kanalin.

Por si ky kanal në Durrës janë edhe tre të tjerë që përshkojnë zona të banuara dhe ndotin çdo ditë qytetin bregdetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat