Ndotja e portit të Durrësit, nga vajrat dhe hedhja e hidrokarbureve

Durrësi

Ndotja e portit të Durrësit, nga vajrat dhe hedhja e hidrokarbureve

Më: 1 maj 2019 Në ora: 20:26
Porti i Durrësit

Ish-porti i vjetër i peshkimit është mbuluar nga mbetjet e hidrokarbureve. Ky ambient para se ndërtesat të prisheshin ka shërbyer si magazinë për hidrokarbure.

Një natë më parë persona të paautorizuar kanë hyrë për të marrë fuçitë metalike dhe mbetjet më pas i kanë hedhur në tokë. Shiu i rrëmbyeshëm  hidrokarburet dhe vajrat e djegura më pas i çoi në det, duke shkaktuar kështu ndotje të lartë mjedisore masive efekte.

“ Sic mund ta shikoni këtu kanë qenë magazinat e peshkatarëve. Ne kemi filluar të bëjmë prishjen e tyre dhe do ta pastrojmë të gjithë ambientin nga informacioni që kemi këtu pa kas fuçi me karburant ose vaj të lënë nga ata, dhe natën ndoshta persona të ndryshëm kanë ardhur ti marrin për skrap. Kjo ka qenë pakujdesi e jona” -tha Agon Tare, Drejtor i portit Durrës.

Pas zhvendosjes së anijeve në portin e ri, kalata dhe territori brenda portit po i nënshtrohen pastrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat