Në kërkim nga drejtësia italiane, kush është i riu i arrestuar në Durrës

Durrësi

Në kërkim nga drejtësia italiane, kush është i riu i arrestuar në Durrës

Më: 4 maj 2019 Në ora: 12:58
Ilustrim

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të autoriteteve italiane, është vënë në prangat e policisë së Durrësit.

I arrestuari është Klejdi Abdyli, 29 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Durrës, i cili u prangos pasditen e djeshme, pasi rezulton person në kërkim nga autoritet italiane.

Arrestimi i tij u bë pasi 29-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Peskarës/ Itali, ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikim i narkotikëve”.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt shtetit fqinj, ku pritet të vuajë dhe dënimin.

Ndaj të ndaluarit materialet procedurale u dërguan për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat