Thellimi i portit të Durrësit do të përfundojë brenda vitit 2019

Durrësi

Thellimi i portit të Durrësit do të përfundojë brenda vitit 2019

Më: 10 maj 2019 Në ora: 16:48
Porti i Durrësit

Thellimi i basenit dhe kanalit hyrës të portit të Durrësit do të nisë brenda një muaji. Ky projekt mundësohet pas 14 vjetësh dhe financohet nga vetë Autoriteti Portual, me një shifër prej 8.6 milionë euro (pa tvsh).

Ky është investimi më i madh, që ndërmerr APD me buxhetin e tij. Tenderi për vënien në zbatim të projektit ka përfunduar. Kompania shqiptare “Vega” është shpallur fituese dhe ka nënshkruar kontratën me Autoritetin Portual Durrës.

Projekti që do të realizohet brenda vitit 2019, do të përmirësojë ndjeshëm kapacitetet përpunuese në portin më të madh të vendit tonë, duke e kthyer atë në një port konkurrues me portet e rajonit.

Thellësia e parashikuar në përfundim të projektit arrin në 10,4 metra, nga thellësia aktuale prej 7,5 metra.

Thellimi do të mundësojë që në port të hyjnë dhe të përpunohen anije që mbajnë deri në 1000 njësi kontejnerike TEU, ndërsa aktualisht ato sjellin 500-600 gjithsej.

Në kalata do të mund të ankorohen gjithashtu edhe anije me kapacitet deri në
20.000 tonë, gjatësi deri në 174 metra dhe gjerësi deri në 26 metra. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat