PS po merr vendimet për zgjedhjet, zbulohet emri kush do të garojë në Durrës

Durrësi

PS po merr vendimet për zgjedhjet, zbulohet emri kush do të garojë në Durrës

Më: 11 maj 2019 Në ora: 10:53
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur prej orës 9 kryesinë e PS-së për të vendosur emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie.

Ai u konsultua dje, për më shumë se 4 orë, me të deleguarit për secilin qark. Bashkia e Durrësit, Dibrës, Vorës e Shijakut duket kanë qenë më të vështirat për socialistët.

Për bashkinë e Durrësit mësohet se në garë nuk do të jetë më Vangjush Dako, por drejtorja e drejtorisë së Tatimeve në Durrës, Valbona Sako.

Kjo kandidaturë është caktuar në orët e vona të ditës së djeshme, ndërsa pritet që të bëhet sot edhe zyrtarizmi i saj nga mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste.

Po gjatë kësaj të shtune, Kryesia e PS do të caktojë të gjithë emrat e kandidatëve për 61 bashkitë e vendit edhe pse opozita vijon bindjen e saj se nuk do të zhvillohen zgjedhje me 30 qershor.

Po dje, kryeministri Rama vendosi pezullimin e procedurave të tenderave nga ana e kryetarëve të bashkive nga 1 deri më 30 qershor. Po ashtu punonjësve të administratës u ndalohet pjesëmarrja në fushatë, ndryshe do të shkarkohen.

Këshilli i Ministrave ka miratuar ngritjen e një Task-Force që do të drejtohet nga zëvendëskryeministri Erjon Braçe për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore për vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat