Dy vëllezërit akuzohet se shpërndanin heroinë në Durrës, arrestohet njëri - Bota Sot
Dy vëllezërit akuzohet se shpërndanin heroinë në Durrës, arrestohet njëri

Durrësi

Dy vëllezërit akuzohet se shpërndanin heroinë në Durrës, arrestohet njëri

Më: 21 maj 2019 Në ora: 13:00
Ilustrim

Policia e Durrësit ka arrestuar një 24-vjeçar se që dyshohet se shpërndante heroinë.

I riu me iniciale H.P., akzuohet se shpërndante lëndë heroinë në formë dozash në bashkëpunim me vëllain e tij A.P., 28 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Ai u kap ndërsa po i shiste lëndën narkotike në "4 Rrugët e Shijakut", 35-vjeçarit me inciale O.A., i cili është përdorues droge.

"24-vjeçari u arrestua në flagrancë në vendin e quajtur "4 Rrugët e Shijakut", duke i shitur disa doza heroinë , 35-vjeçarit me inciale O.A., (përdorues). Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij u gjetën 3 doza lëndë narkotike e llojit heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale,"-raporton policia.

Materialet hetimore u kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...