Në Durrës, vendqëndrimet e autobuzëve janë të shkatërruara

Durrësi

Në Durrës, vendqëndrimet e autobuzëve janë të shkatërruara

Më: 23 maj 2019 Në ora: 06:15
Durrës

Në qytetin e dytë më të madh të Shqipërisë, në Durrës, pasagjerët dhe turistët, nuk mund të përdorin transport urban dinjitoz.

Qyteti i Durrësit e ka përqëndruar trasportin publik në duart e dy operatorëve të cilët ofrojnë shërbim në gjashtë linja. Në total të gjitha këto linja kanë në iventarin e tyre rreth 39 autobuzë.

Në 14 mars të këtij viti Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar vendimin për rritjen e çmimit të biletës pas ankesës që kanë bërë dy operatorët për rritjen e shpenzimeve.

“Nuk e përballoj dot me ngritjen e biletave, marr 100 mijë lekë pension”, “Nuk përballohet me pensionin që marrim”, nuk ka kondicioner”, shprehen qytetarët.

Por rritja e biletës, nuk pati efektin e duhur tek cilësia e shërbimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat