Sekuestrohen 257 kg mish në Durrës, bllokohet thertorja ku prodhohej sallam - Bota Sot
Sekuestrohen 257 kg mish në Durrës, bllokohet thertorja ku prodhohej sallam

Durrësi

Sekuestrohen 257 kg mish në Durrës, bllokohet thertorja ku prodhohej sallam

Më: 27 maj 2019 Në ora: 10:30
Mishi i sekuestruar

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka bllokuar dhe do të asgjësojë 257 kg produkte mishi në një thertore të paligjshme të Ramiz Shalës në zonën e Katundit të Ri në Durrës, ndërsa e ka gjobitur me 250 mijë lekë. Sipas AKU-së nga kontrolli rezultoi se Shala e kryente procesin e therjes së kafshëve të gjalla në mënyrë të paligjshme në një ambient të improvizuar, ngjitur me njësinë e tregtimit të mishit.

Po sipas AKU-së, ambienti ishte tejet i amortizuar, i vogël në hapësirë dhe nuk plotësonte asnjë normë të kritereve higjeno-sanitare apo teknike-teknologjike për procesin e therjes së kafshëve të gjalla. Mbetjet, ujërat dhe gjaku hidheshin në kanal duke mos u grumbulluar dhe u trajtuar në ndonjë ambient të posaçëm, duke kontaminuar kështu mjedisin përreth.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thekson gjithashtu se në të njëjtat mjedise të papërshtatshme ku kryhej therja e kafshëve të gjalla, subjekti përgatiste në mënyrë të paligjshme edhe produkte ushqimor “Sallam” për të cilin nuk kishte asnjë dokumentacion. Grupi bllokoi 219 kg mish gjedhi, 14 kg mish deleje dhe 24 kg sallam.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...