Durrësi, qarku i parë për raportim nga gratë e dhunuara - Bota Sot
Durrësi, qarku i parë për raportim nga gratë e dhunuara

Durrësi

Durrësi, qarku i parë për raportim nga gratë e dhunuara

Më: 28 maj 2019 Në ora: 13:07
Foto

Gratë e Durrësit raportojnë më shumë dhunë në familje gjatë vitit 2018 krahasuar me një vit më parë.  Këtë  vit ka rritje të kërkesave për ndihmë, për të përballuar pasojat e saj.

“Dy prindër që ndahen apo që vazhdojnë në dhunë të vazhdueshme dhe konfliktet e vazhdueshme, deri tek pasojat më të rënda për fëmijën, siç janë tentativa për vetëvrasje ose konsumimi i lëndëve të ndryshme narkotike deri në rigjenerim dhune që ata krijojnë tek marrëdhëniet që krijojnë me të tjerët, duke u bërë dhunës të ardhshëm”, shprehet Olta Dedej, punonjëse e Shërbimit Sociale në Bashkinë e Durrësit.

Pranë policisë janë regjistruar 505 raste për Urdhër të Menjëhershëm Mbrojtjeje, ndërsa nga Gjykata janë lëshuar 414 urdhra, 192 prej të cilave për raste dhune në qytet dhe pjesa tjetër në periferinë e Durrësit dhe fshatra.

Në vitin 2018 qarku i Durrësit paraqet qarkun e parë në vend për numrin e dhunës së raportuar në vend falë ndërgjegjësimit të grave. Pranë Bashkisë Durrës prej vitesh vepron mekanizmi i referimit të dhunës në familje. Po sa efikas është ai?

Për shoqërinë civile që po monitoron veprimtarinë e tij në kuadër të zbatimit të strategjisë kombëtare për barazinë gjinore, ndërhyrja e Mekanizmit në ndihmë të viktimave të dhunës, krahasuar me morinë e rasteve, është e pakët. Problematika në trajtimin e rasteve pranohet dhe nga institucioni i bashkisë.

“Në rastin kur kemi një shifër kaq të lartë të numrit të viktimave që kanë raportuar dhunë dhe kemi një numër kaq të vogël të shërbimeve të cilat janë trajtuar nga ana e mekanizmave të referimit pranë Bashkisë së Durrësit. Theksi vihet në koordinimin më të mirë të punës, të aktorëve të mekanizmit”, tha  Erisilda Shpata, Konsulente ligjore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...