Durrës/ E nxorën nga deti, ndërron jetë në spital 70-vjeçari

Durrësi

Durrës/ E nxorën nga deti, ndërron jetë në spital 70-vjeçari

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 13:06
Foto

Shënohet një tjetër viktimë në Durrës.

Sot, rreth orës 11:20, në lagjen nr.13, Durrës, në afërsi të pistës “Iliria”, një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, 1.75 cm i gjatë , është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se shkaku i vdekjes të ketë qenë arrest kardiak.

Po punohet për identifikimin e kufomës. Një ditë më parë një tjetër i moshuar nga Durrësi u mbyt në det.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat