Hyri me armë duke kërcënuar komisionerët në qendrën e votimit, arrestohet

Durrësi

Hyri me armë duke kërcënuar komisionerët në qendrën e votimit, arrestohet

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 10:57
Arrestimi

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person pasi ka hyrë me armë në qendrën e votimit duke kërcënuar komisionarët. Gjithashtu, ai ka thyer edhe kutinë e votimit, por është arrestuar në flagrancë nga Policia.

Të arrestuarit, policia i ka sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:55, në Katund Sukth, Durrës, ku 53-vjeçari Ramiz Bakanaçi është futur me armë zjarri në qendrën e votimit nr. 1521, dhe pasi ka kërcënuar komisionerët, ka marrë kutinë e votimit duke e nxjerrë jashtë ambienteve të QV dhe ka hedhur materialet zgjedhore.

Reagimi në kohë i Policisë bëri të mundur kapjen e këtij personi. Gjatë kontrollit të ushtruar, Policia i gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit automatik model 56, me të cilën autori hyri në qendër votimi .

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit ", "Pengimi i subjekteve zgjedhore" dhe "Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat