Për Bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 30 qershorit garojnë dy femra, me emrin Valbona, madje edhe mbiemrat i kanë të ngjashëm.
Partia Socialiste në Durrës kandidon si zëvendësues të Vangush Dakos, me Valbona Sakon, ndërkohë që Partia Bindja Demokratike e Astrit Patozit do të kandidojë në këtë bashki me Valbona Sakollarin.
Ngjashmëria e emrave dhe mbiemrave mund të krijojë konfuzion te votuesit e majtë, të cilët gabimisht mund të votojnë për “Valbonën” e kundërshtarit.
Gjithsesi, Valbona Sako ka numrin 2, ndërsa Valbona Sakollari ka numrin 1, kështu që votuesit që mos të ngatërrohen duhet të mbajnë mend mirë numrat e tyre