I dënuar me 13 vite burg në Itali, arrestohet në Durrës

Durrësi

I dënuar me 13 vite burg në Itali, arrestohet në Durrës

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka arrestuar një 48-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga ka rënë shtetasi A.D i dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim nga Gjykata e Partos në Itali për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Arrestimi i tij u bë përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat