Arrestimi për terrorizëm, Gjykata jep masën për shtetasin rus - Bota Sot
Arrestimi për terrorizëm, Gjykata jep masën për shtetasin rus

Durrësi

Arrestimi për terrorizëm, Gjykata jep masën për shtetasin rus

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 12:34
Rasul Mislaev

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest  me burg për shtetasin rus Rasul Mislaev 34 vjec, me qëllim ekstradimi.

34 vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpoli në Moskë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni e akuzoi për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”. Mislaev kishte hyrë në vendin tonë si emigrantë i paligjshëm.

Ndërsa arrestimi i tij u bë i mundur tre ditë më parë nga Policia  e Shtetit në Shqipëri në bashkëpunim me agjensitë ligjzbatuese partnere.

34-vjeçari thuhet se në Qershor të vitit 2013-të  është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar Shtetit Islamik (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...