Durrës, devijon lëvizja e mjeteve të rënda - Bota Sot
Durrës, devijon lëvizja e mjeteve të rënda

Durrësi

Durrës, devijon lëvizja e mjeteve të rënda

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 14:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia Rrugore e Durrësit, bën me dije se për shkak të punimeve që po kryhen në hyrje të qytetit të Fushë Krujës, por edhe për shkak të ngarkesës së krijuar nga sezoni turistik,

lëvizja e mjeteve dhe kryesisht ajo e kamionëve të cilët operojnë në Fushë Krujë, Krujë dhe në zonat përreth dalja e tyre nuk do të bëhet në kryqëzimin e Luzit.

Njoftohet se lëvizja do të devijohet në rrugën e vjetër Fushë Krujë-Borizanë-Thumanë.

Ndërsa kamionët që vijnë nga Vora për shkak të ngarkesës të ndjekin aksin rrugor Vorë-Casa Italia- Kamëz- Tapizë- Fushë Krujë.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë të angazhuar dhe kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve që të përdorin rrugët e tjera alternative të vëna në dispozicion deri në përfundim të punimeve. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...