Policia e Durrësit ka arrestuar një të dënuar për vrasje. Në pranga ka rënë shtetasi I.H.,46 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës. I.H., me datë 7 gusht të 2019 ka qëlluar me thikë shtetasin A.Ll., tek tregu industrial.
Si pasojë e plagëve të marra, A.Ll., ka humbur jetën. Për këtë arsye, Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet e 6 muaj e 13 ditë burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje “. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./tch/