Durrës, policia kufitare bllokon 2 motorë uji

Durrësi

Durrës, policia kufitare bllokon 2 motorë uji

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 16:38
Foto

Policia kufitare e Durrësit ka bllokuar dy motorrë uji sepse rrezikonin jetën e plazhistëve, duke kryer manovra të rrezikshme brenda perimetrit të sigurisë.

Policia bën me dije se bllokimi i tyre është bërë pas ankesave të pushuesve, ndërsa drejtuesit e tyre shtetasit S. Xh. dhe S. J. janë ndëshkuar me gjobë, vlera e së cilës shkon  100 mijë lekë të reja secili.

“Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin 112 duke iu garantuar reagim të shpejtë, profesional e të paanshëm”,- thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat