Shkeljet rrugore në Durrës, 6 të arrestuar dhe 967 gjoba në tre ditë - Bota Sot
Shkeljet rrugore në Durrës, 6 të arrestuar dhe 967 gjoba në tre ditë

Durrësi

Shkeljet rrugore në Durrës, 6 të arrestuar dhe 967 gjoba në tre ditë

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 11:03
Foto

Gjashtë persona janë arrestuar në Policia e Durrësit për shkak se drejtonin automjetet nën efektin e pijeve alkoolike dhe pa leje drejtimi. Nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor, janë shtuar kontrollet në kuadër të respektimit të rregullave, orientimit, këshillimit dhe ndëshkimit të personave që drejtojnë automjetet nën efektin e pijeve alkoolike dhe pa leje drejtimi.

Përveç të arrestuarve, gjatë tre ditëve të fundit janë vendosur edhe 967 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

-Janë pezulluar 13 leje drejtimi, për drejtim të automjetit nën ndikimin e pijeve alkoolike.

-Janë marrë 51 masa administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë.

-Janë marrë 62 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit.

-Janë marrë 274 masa administrative për parakalim të gabuar.

-Janë marrë 283 masa administrative për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

Edhe në ditët në vijim do të intensifikohet puna me qëllim rritjen e sigurisë rrugore si dhe këshillimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e Qarkullimit Rrugor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...