Vitapur, rrjeti slloven i dyqaneve hap dyert në Durrës

Durrësi

Vitapur, rrjeti slloven i dyqaneve hap dyert në Durrës

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 12:54
Foto

Rrjeti slloven i dyqaneve Vitapur hap sot edhe në Durrës dyert e tij, me superulje deri në 74 përqind për produktet nga marka të përzgjedhura evropiane për të gjithë shtëpinë.

Vitapur, rrjeti slloven i dyqaneve, hap dyert edhe në Durrës duke sjellë edhe më shumë pasion për të jetuar.

Me mbi 60 dyqane në Ballkan dhe një eksperiencë 15-vjeçare, me të dytin dyqan në Shqipëri, i pari në Casa Italia Tiranë, Vitapur, vjen me një mision të qartë: më shumë cilësi në jetët tona.

Produkte të garantuara nga markat e përzgjedhura europiane, do ta bëjnë jetesën tuaj në kuzhinë, sallon, dhomë gjumi, banjo e të gjithë shtëpinë tuaj më të bukur dhe komode.

Mos humbisni hapjen e madhe në qytetin e Durrësit të enjten, 1 gusht në Qendrën Tregtare Blu Star, kati 0.

Vitapur sjell oferta për çdo kategori dhe super ulje deri në 74% nga data 1 deri në 4 gusht dhe 100 klientët e parë përfitojne dhurata.

Vitapur jep mundësinë që të përfitoni nga këto oferta edhe në dyqanin në Qendrën Tregtare Casa Italia, kati i parë.

Cilësia dhe çmimet e papërsëritshme i gjeni vetëm në Vitapur, Passion for living.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat