50 doza marihuane në shtëpi, arrestohet i riu në Durrës

Durrësi

50 doza marihuane në shtëpi, arrestohet i riu në Durrës

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Prita”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi F.B., 29 vjeç, banues në Durrës.

Specialistët për Hetimin e  Narkotikëve kishin siguruar  informacione në rrugë operative, se ai shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

rreth 50 doza lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë;

një peshore elektronike.

Materialet i kaluan  Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat