Qeni antidrogë zbulon 55 kg kanabis, një i arrestuar, tjetri në kërkim - Bota Sot
Qeni antidrogë zbulon 55 kg kanabis, një i arrestuar, tjetri në kërkim

Durrësi

Qeni antidrogë zbulon 55 kg kanabis, një i arrestuar, tjetri në kërkim

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 09:39
Policia ka sekuestruar 55.5 kilogramë kanabis.

Uniformat blu kanë sekuestruar 55.5 kilogramë kanabis.

Në pranga ra një shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në pikën e kontrollit të  kamionëve, në mjetin tip Scania, me drejtues shtetasin M.P., shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë  konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14 pako  me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa me peshë 55.5 kilogramë  e fshehur në vende të ndryshme”, njoftoi Policia Kufitare, duke parandaluar dhe  goditur një rast të  tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në portin e Durrësit.

Policia bëri arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit,  M.P., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Në kërkim policor u shpall shtetasi  R.H., 52 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet hetimore i kaluan  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...