Pamje trishtuese: Kurora e Shëngjinit e shkrumbuar. Pylli me pisha nuk është më - Bota Sot
Pamje trishtuese: Kurora e Shëngjinit e shkrumbuar. Pylli me pisha nuk është më

Durrësi

Pamje trishtuese: Kurora e Shëngjinit e shkrumbuar. Pylli me pisha nuk është më

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 14:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

RTV Ora ju sjell pamje nga ajo çfarë ka mbetur pas shuarjes së zjarrit që vijoi më shumë se 24 orë në malin e Shëngjinit.

Dhjetra ha të bëra shkrumb e hi,  Pisha të djegura. Një pllajë e tërë mali që është e shkrumbuar. 

Pylli me pisha e shkurre te tjera nuk është më!

Policia ka arrestuar dy persona si autorë të zjarrvënies.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri - tjetrin, rreth orës 21:45 datë 22 gusht, në Malin e Shëngjinit tek " Lugu i Lemes", dyshohet që i kanë vënë zjarrin malit me qëllim hapjen e kullotave për bagëtitë dhe prerjen e lëndëve drusore për shitje, zjarr i cili ka marrë përmasa duke djegur disa hektarë bimësi e pisha si dhe rrezikuar banesa e jetë njerëzish .thuhet në njoftimin e policisë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...