Delegacioni i KFOR-it në portin e Durrësit

Durrësi

Delegacioni i KFOR-it në portin e Durrësit

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 16:53
Foto

Një delegacion me ushtarakë shqiptarë si dhe të huaj të KFOR-it ka vizituar portin e Durrësit.

Delegacioni u prit nga zëvendësdrejtori ekzekutiv, Petrit Çerçizi, i cili u uroi mirëseardhjen pjesëtarëve të tij, si dhe nënvizoi rëndësinë që kanë takime të tilla.

Gjatë takimit në një nga sallat e drejtorisë ekzekutive të APD grupi prej 7 drejtuesish dhe specialistësh ushtarakë u informua nga specialistët e sektorit të promocionit dhe të sigurisë portuale mbi kapacitetet dhe mënyrën e funksionimit të portit më të madh të vendit.

Specialistët portualë kanë bërë të njohur edhe projektet që kanë nisur të zbatohen në hapësirën portuale.

Grupi i ushtarakëve vizitoi gjithashtu terminalin perëndimor dhe sallën operative të FSPD-se ku u njohën nga afër me standardet që zbatohen në APD.

Kohët e fundit porti i Durrësit është vizituar nga disa delegacione të NATO-s dhe KFOR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat