Durrës, makina përplas për vdekje kalimtarin

Durrësi

Durrës, makina përplas për vdekje kalimtarin

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 15:41
Foto

Një kalimtar është aksidentuar për vdekje nga një automjet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës në lagjen 15.

Sipas policisë, një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë humbi jetën.

Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat