Durrës/ Goditet nga betonerja, 49-vjeçari përfundon në katin përdhes

Durrësi

Durrës/ Goditet nga betonerja, 49-vjeçari përfundon në katin përdhes

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Një tjetër aksident në punë është regjistruar në sektorin e ndërtimit. Këtë herë në Durrës.

Gazetarja e Top Channel, Valdete Qyrfyci, ka bërë me dije se pasditen e sotme, një 49-vjeçar është dëmtuar rëndë teksa punonte në një pallat në ndërtim, në lagjen nr.5 të qytetit bregdetar të Durrësit. Pas një problemi me transportuesin e betonit, krahu i derdhjes së betonit ka dalë jashtë kontrollit duke goditur njërin nga punëtorët, i cili ka përfunduar në katin përdhes të godinës në ndërtim që është e mbushur me ujë. Burime nga spitali rajonal i Durrësit bëjnë të ditur se i dëmtuari Petrit Dosku ka pësuar fraktura dhe në kokë, përveç dëmtimeve të tjera në trup, ndaj po transportohet drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Sektori i ndërtimit mbetet një nga sektorët më problematikë përsa i përket kushteve të sigurisë dhe numrit të aksidenteve në punë, i ndjekur nga ai i fasonerisë.

Ngjarja ndodhi në rrugën ”Mujo Ulqinaku”, pranë pallatit të Sportit ”Ramazan Njala”. Në vendngjarja ka mbërritur edhe policia, por ende nuk është dhënë asnjë njoftim nga ana e saj mbi rrethanat dhe nëse ka të shoqëruar në lidhje me aksidentin dhe pasojat e tij, shkaktuar nga mosrespektimi i rregullave të sigurisë në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat