Durrës/ 23 800 nxënës, në gjithë bashkinë u hapën 55 shkolla

Durrësi

Durrës/ 23 800 nxënës, në gjithë bashkinë u hapën 55 shkolla

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 15:16
Foto

Në shkollën artistike “Jan Kukuzeli” të qytetit bregdetar 345 nxënës do të vijojnë rrugën e bukur të dijes, me synimin që një ditë të bëhen artistë të mëdhenj brenda dhe jashtë vendit.

Po emocionet më të mëdha në këtë ditë i kanë ata që fillojnë klasën e parë.

Në 55 shkollat e sistemit parauniversitar të arsimit publik në bashkinë Durrës këtë vit do të mësojnë afro 23 830 nxënës.

Shumë prej tyre e nisin procesin mësimor në godina të reja apo të rikonstruktuara shkollore, ndërsa të tjerë presin që investimet të përfundojnë apo të mbërrijnë dhe në shkollat e tyre, për të përmirësuar kushtet dhe shmangur shkollat me turne.

Mbi 1880 vogëlushë ulen për herë të parë në bankat e shkollës këtë vit të ri shkollor në Bashkinë e Durrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat