Një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter është regjistruar në Detin Adriatik, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Tërmeti është regjistruar rreth 6 kilometra larg Durrësit, por ai është ndierë edhe në Prishtinë, për disa sekonda.
Tërmeti është regjistruar saktësisht në orën 16:04:25.
Lexues të gazetës “Bota sot”, nga Durrësi kanë dërguar foto të ndërtesave që janë çarë pas dridhjeve të tërmetit.
Gjithashtu, konfirmohet për “Bota sot” se ka edhe të lënduar.