Tërmeti i fuqishëm/ Këshilli Bashkiak në Durrës miraton fondin për mbulimin e dëmeve - Bota Sot
Tërmeti i fuqishëm/ Këshilli Bashkiak në Durrës miraton fondin për mbulimin e dëmeve

Durrësi

Tërmeti i fuqishëm/ Këshilli Bashkiak në Durrës miraton fondin për mbulimin e dëmeve

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 17:44
Foto

Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi fondin prej 10 milion lekësh për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm i 21 shtatorit.

Ky fond është pjesë e fondit të kontigjencës të buxhetit 2019 të bashkisë Durrës. Fondi i bashkohet atij prej 20 milion lekësh të akorduar nga Bashkia Tiranë për Durrësin.

Këshilltarët bashkiakë dhuruan pagesën e tyre të muajit shtator (10000 lekë/ anëtar) për familjet e prekura nga tërmeti.

Kryebashkiakja Valbona Sako deklaroi se në këto kushte të vështira ky fond vjen si një ndihmë e parë për të dëmtuarit që po verifikohen në terren prej 16 grupeve të ngritura.

Sako theksoi se qytetarët nuk duhet të abuzojnë me deklarimet e tyre për të përfituar nga situata.

Dëmshpërblimi do të kalojë në numra llogarie për të dëmtuarit në mënyrë që i gjithë procesi të jetë transparent.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...