Telefonata zbulon shpërndarësin e drogës, çfarë i’u gjet me vete - Bota Sot
Telefonata zbulon shpërndarësin e drogës, çfarë i’u gjet me vete

Durrësi

Telefonata zbulon shpërndarësin e drogës, çfarë i’u gjet me vete

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 13:28
Ilustrim

Policia e Durrësit thotë se telefonata e një qytetari ka çuar në pranga një person, i cili shpërndante lënde narkotike në doza të vogla.

Sekuestrohen doza lënde narkotike dhe grirëse për lëndën narkotike, armë e ftohtë dhe vlera monetare false.

Mbrëmjen e kësaj të marte, uniformat blu bënë të mundur arrestimin në flagrancë të L. H., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, të riut iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale doza dhe grirëse lënde narkotike, një thikë dhe vlera monetare euro, të dyshuara të falsifikuara.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...