Durrës, peshkaqeni “tigër” bie në rrjetë - peshon 500 kg - Bota Sot
Durrës, peshkaqeni “tigër” bie në rrjetë - peshon 500 kg

Durrësi

Durrës, peshkaqeni “tigër” bie në rrjetë - peshon 500 kg

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 15:31
Durrës, peshkaqeni “tigër” bie në rrjetë - peshon 500 kg

Një peshkaqen është kapur mëngjesin e sotëm në ujërat e detit Adriatik nga peshkatarët durrsakë.

Ka qenë peshkarexha ”Meduza” që e ka nxjerrë në breg peshkaqenin që, sipas peshkatarëve, është i llojit tigër.

Ai ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në një thellësi prej afro 170 metrash dhe peshon afërsisht 500 kilogramë.

Rastet e kapjes së peshkaqenëve në Adriatik janë shpeshtuar vitet e fundit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat