Detajet e përplasjes me armë në Durrës, i bëhet atentat prokurorit të sulmuar nga qeveria

Durrësi

Detajet e përplasjes me armë në Durrës, i bëhet atentat prokurorit të sulmuar nga qeveria

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 17:33
Arjan Ndoj

Janë mësuar të tjera detaje në lidhje me një shkëmbim të shtënash që u raportuar pak momente më parë në qytetin e Durrësit, ku si pasojë e plumbave dyshohet të kënë mbetur të plagosur tre persona.

Fillimisht i raportuar si shkëmbim zjarri mes bandash, tashmë policia dyshon se kemi të bëjmë me një atentat në drejtim të prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj.

Emri i Arjan Ndojit është etiketuar dhe sulmuar shpesh kohët e fundit nga qeveria (Edi Rama e Erjon Braçe) në lidhje me një hetim në kadastrën e Durrësit.

Image
Makina ku ndodhej prokurori ka dale jashte rruges tek mbikalimi i Shkozetit

Deri më tani, mësohet se prokurori ka mbetur i plagosur ndërsa dy të tjerë po ashtu kanë marrë plumba.

Një prej tre të plagosurve mësohet se është një grua. Ende nuk është mësuar gjendja shëndetësore e të lënduarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat