Basha me qytetarët në Durrës: Kemi klimën më të keqe të biznesit në Evropë

Durrësi

Basha me qytetarët në Durrës: Kemi klimën më të keqe të biznesit në Evropë

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 14:39
Lulzim Basha po zhvillon një takim me bizneset prodhuese në Durrës.

Kryetari i PD, Lulzim Basha po zhvillon një takim me bizneset prodhuese në Durrës.

Basha tha se sektori i biznesit është në luftë për mbijetesë.

“Po mbytet nga politikat e gabuara të kësaj qeverie. Kemi klimën më të keqe të biznesit në Europë. Për mua, një biznes i çliruar është vizioni për një biznes të suksesshëm. Ju duhet një qeveri që nuk ua bën jetën më të vështirë por më të lehtë. Ne jemi për talsa më të ulta dhe ulje të korrupsionit. Ky është në themel të vizionit tonë

Po tregohemi me gisht si si qëndra e krimit dhe drogës, ne do të punojmë që të tregohemo si qëndra e suksesit të ekonomisë dhe biznesit. Bizneset shpresin shqetësimet për barrën fiskale, veçanërisht për tatim fitimin dhe kostot e prodhimit.

Të ketë reformim të inspektoriateve, jo të na vijnë 30 lloje inspektorësh. Të krijohen zona të lira biznesi. Të orientohet tregu dhe të stimulohet biznesi që të prodhojmë për ekspertin. Duhet të garantohet prodhimi i lëndës së parë tekstile, sepse e importojmë nga Kina dhe kjo sjell kosto. Nëse sigurohet lënda e parë nuk mbetemi akllevër të kompanove të huaja por sigurojmë prodhim Made in Albania për tregun tonë. Bizneset ankohen për efektet e emigracionit: Po na ikën krahu i punës dhe njerëzit e mendjes.

Ne duhet të largojmë sistemin feudal ku sukses ka ai që njeh dikë. Kemi ekonomi të kontrolluar dhe gjithë pasuria kontrollohet nga një grup kalçeto. Nëse do të bësh punë dhe të ecësh para duhet të shkosh te kalçeto e Edi Ramës. Ne nuk kemi ndërmend të zëvëndësojmë kalçeton e Ramës me një kalçeto tjetër”,tha ai më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat