Mrekulli në Durrës, Klajdi Qato është gjallë, po nxirret nga rrënojat

Durrësi

Mrekulli në Durrës, Klajdi Qato është gjallë, po nxirret nga rrënojat

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Një mrekulli e vërtetë. Kështu mund të konsiderohet shpëtimi I Klajdi Qatos, djali I pronarit të hotelit që u shemb në plazhin e Shkëmbit të Kavajës.

25 vjeçari ishte zënë nën rrënoja nga grumbullimi i betonit bashkë me gjyshin dhe gjyshen.

E para që doli gjallë ishte gjyshja e Klajdit, shëndosh e mirë me dëmtime jo të mëdha.

Pak orë më vonë u nxor edhe gjyshi i Klajdit, i cili fillimisht ishte në jetë por duket se nuk e përballoi dot faktin që nën rrënoja ishte ende nipi I tij, dhe vdiq në duart e familjarëve të vet.

Por kërkimet e mundishme dhe plot shpresë të familjes dhe emergjencave për të gjetur të gjallë Klajdin, 25 vjeçar kanë rezultuar me fat.

Djali dha shenja jeta rreth orës 12:00 dhe po nxirret nga ekipet e shpëtimit mes brohoritjeve të një numri të madh banorësh që prisnin me ankth lajmin për gjendjen e tij.    

Ai është djali i Arben Qatos, pronar i hoteli “Palma”  që u shemb i tëri./Vision Plus/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat