Tensione në stadiumin e Durrësit, qytetarët kërkojnë batanije

Durrësi

Tensione në stadiumin e Durrësit, qytetarët kërkojnë batanije

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 00:32
Pas termetit

Qytetarët që ndodhen në stadiumin e Durrësit, "Niko Dovana" kanë tensionuar situatën me policinë dhe vullnetarët, pasi kërkojnë batanije.

Aktualisht në stadium ndodhen qindra qytetarë, sepse qindra banesa, përfshirë edhe pallate janë shpallur në pabanueshme.

Për RTV Ora banorët shprehen se nuk kanë marrë batanije, apo ushqim. Madje ata shkojnë edhe më tej kur thonë se ndihmat nuk po u jepen dhe i marrin të tjerë.

“Unë s'kam marrë një batanije. Kam tre kalamanjtë, as ushqime. Është e pabanusehme shtëpia. Kemi që në orën 16:30, 17:00. 

Kemi dy orë që po presim, as ushqim, as ujë dhe as batanije. Kanë veshur uniformën jeshile, që nuk janë të policisë dhe i marrin e  nuk dihet se nga i cojnë. Këtu nuk ka organizim”, shprehen qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat