Shembet një tjetër pallat në Durrës

Durrësi

Shembet një tjetër pallat në Durrës

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 16:28
Durrës

Tërmeti i pak minutave më parë ka shembur një tjetër pallat në Durrës që ka marrë dëmtime në tërmetin e mëngjesit të së martës. Dëmet e shkaktuara në pallate, kanë qenë të shumta, ndërkohë që një tjetër pallat është shembur, pas tërmetit të para minutave me magnutidë 5.6 ballë të shkallës rihter.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë sërish në Durrës, ndërkogë që lëkundjet e forta i kanë detyruar njerëzit të dalin në rrugë. Lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Tiranë, ndërs paslëkundje ka pasur me 3.1 ballë më pas në Velipojë.

Por, ende nuk dihet për dëmet e tërmetit të pasdites së kësaj të mërkure. I konfirmuar është fakti se është shembur një tjetër pallat që ka pasur dëmtime të mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat