“Bombë me sahat”/ Banori i Durrësit: Ndihemi të kërcënuar nga depozitat e ujit - Bota Sot
“Bombë me sahat”/ Banori i Durrësit: Ndihemi të kërcënuar nga depozitat e ujit

Durrësi

“Bombë me sahat”/ Banori i Durrësit: Ndihemi të kërcënuar nga depozitat e ujit

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Një banor i një pallati pesëkatësh në Divjakë ka treguar për “Ti Raporton” se ai dhe banorët e tjerë ndihen të kërcënuar nga depozitat e ujit që kanë mbi kokë, pasi sipas tij, pjesa e tarracës, ku janë vendosur depozitat por edhe pallati vetë, nuk është projektuar për të mbajtur peshë aq të rëndë.

Banori tregon se depozitat e pranishme peshojnë 17 ton.

“Jemi ankuar edhe para disa vitesh në bashki, sepse nuk gjejmë dot gjuhën e bashkëpunimit me banorët e tjerë. U ankuam  në bashki edhe pas tërmetit, por përsëri bashkia nuk reagon. Këmbëzat e kësaj tarrace kanë pësuar çarje pas tërmetit të fundit, e kanë parë edhe inxhinierët dhe na kanë thënë se është një bombë me sahat”, shkruan qytetari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat