Tërmeti/ 100 punonjës do të nisin së shpejti punën, ja pallatet në Durrës ku do të ndërhyhet fillimisht - Bota Sot
Tërmeti/ 100 punonjës do të nisin së shpejti punën, ja pallatet në Durrës ku do të ndërhyhet fillimisht

Durrësi

Tërmeti/ 100 punonjës do të nisin së shpejti punën, ja pallatet në Durrës ku do të ndërhyhet fillimisht

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 18:55
Këshilli bashkiak i Durrësit

Dhjetë brigada pune do të nisin së shpejti punën në terren për të riparuar dëmet nga tërmeti në pallatet e ndërtuara para vitit 1993 në Durrës.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë, Këshilli bashkiak i Durrësit miratoi një strukturë të përkohshme pranë ndërmarrjes “Rruga”, në varësi të bashkisë. 100 punonjës ndërtimi do të jenë pjesë e kësaj strukture që për një periudhë 3-mujore do të kryejë punime në të gjitha objektet e banimit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pas miratimit të kësaj strukture të përkohshme me 100 punëtorë, këshilltarët bashkiakë miratuan edhe listën e rishikuar e të ndryshuar të familjeve të dëmtuara nga tërmeti që do të përfitojnë bonusin e qerasë në këtë bashki.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat