Po vidhte në banesën e dëmtuar nga tërmeti, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

Durrësi

Po vidhte në banesën e dëmtuar nga tërmeti, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Në Durrës vihet në pranga një 42-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke vjedhur në një pallat që ishin larguar banorët.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit e sigurisë, si dhe parandalimin e vjedhjes së pronës, ka shtuar masat e kontrollit dhe të prezencës së policisë në territor, në të gjitha ato zona, ku banesat janë braktisur nga banorët si pasojë e tërmetit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi L. T., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një pallat në lagjen nr. 17, Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat