Banorët e Durrësit kërkojnë zgjidhje: Të riparohen sa më shpejt dëmet

Durrësi

Banorët e Durrësit kërkojnë zgjidhje: Të riparohen sa më shpejt dëmet

Më: 28 dhjetor 2019 Në ora: 18:13
Foto

Një muaj pas tërmetit të nëntorit, banorët e Durrësit nuk e dinë ende se kur do të riparohen dëmet në banesat e tyre.

Shqetësimi është ngritur edhe nga kryetari i Partisë Demokratike në këtë qytet Ferdinand Xhaferraj.

Sipas tij qeveria dhe bashkia janë përqëndruar te propaganda dhe jo zgjidhja për të prekurit.

Xhaferraj: Kemi me dhjetëra e dhjetëra familje, banesa e të cilëve, investimi i tyre i jetës është dëmtuar shumë rëndë.Kanë shkuar me dhjetëra herë në bashki dhe askush nuk u thotë sesi do të zgjidhet halli i tyre. Para disa ditësh ka dalë kryeministri dhe ka thënë se do ti zgjidhim firmat e ndërtimit. Mbi çfarë baze ligjore? Diku ndërtuesi nuk jeton më, diku ndërtuesi thotë se ka falimentuar, diku ka vështirësi financiare, si do të zgjidhet ky problem?

Në lagjen 17 banorët kërkojnë kërkojnë zgjidhje. Firmën e ndërtimin e akuzojnë për cilësinë e dobët të punimeve, ndërsa bëjnë thirrje për marrjen e masave ndaj ish-kryetarit të Bashkisë, Vangjush Dako.

"Nuk dua asgjë nga shteti mor vëlla. Unë dua të vijnë inxhinerët të shohin pallatin. Në qoftë se pallati është brenda standardit, hallall ua bëj, nuk dua asgjë. Unë do të iki në punën time. Edhe shtëpinë ia kam falë të gjithëve. Ama në qoftë se pallati është jashtë kushteve mua më kthe paratë".

"Vangjush Dako duhet të arrestohet, i pari ai se ai ka dhënë lejet e ndërtimit.12 kat, 13 kat shtëpia në mës të kënetës. Nuk lejohet, këtu kam zënë peshk unë dikur, ai bën 12 kat."

Në Durrës janë konstatuar te pakten 70 pallate me dëme të konsiderueshme pas lëkundjeve të forta sizmike të 26 nëntorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat