Banorët e Durrësit në mëshirë të fatit, rikthehen në banesat e dëmtuara - Bota Sot
Banorët e Durrësit në mëshirë të fatit, rikthehen në banesat e dëmtuara

Durrësi

Banorët e Durrësit në mëshirë të fatit, rikthehen në banesat e dëmtuara

Më: 3 janar 2020 Në ora: 19:39
Ilustrim

Ndonëse pallati nuk është rikontsruktuar ende, banorët janë rikthyer në banesat e tyre. Në bazë të inspektimeve, ekspertët i vendosën kryqin e verdhë pallatit.

Banorët janë në kërkim të shtëpive me qira në Durrës, por ata shprehen se çmimet janë më të larta se bonusi i caktuar nga qeveria.

Viti i ri i ka gjetur qytetarët e Durrësit, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti në rrugë. Edhe pse ky pallat është shpallur i pabanuar nga inxhinierët, banorët nuk i frikësohen shembjes së banesave. Ata janë rikthyer në apartamentet e dëmtuara dhe kanë rinisur jetën aty ku lanë para 26 nëntorit.

Qytetarët ankohen se autoritetet po i lënë në mëshirë të fatit pasi për pallatet e dëmtuara nuk po merret asnjë masë për rikonstruksionin e tyre.

Në Durrës janë 11 familje që sorollaten për të gjetur një çati për të futur kokën. Kërkesa për shtëpi me qira në Durrës është shumë e lartë, ndërsa oferta shumë e ulët. Por teksa hasin vështirësi për të gjetur një shtëpi me qira, qytetarët po përballen me çmime shumë, shumë të larta të banesave me qira.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi 51 viktima, la mbi 750 të plagosur dhe mbi 11 mijë familje të pastreha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat