Pacientë në panik, infermiere me dyshekë në krahë, të gjithë jashtë. Ç’ndodhi kur ra zjarr në Spitalin e Durrësit

Durrësi

Pacientë në panik, infermiere me dyshekë në krahë, të gjithë jashtë. Ç’ndodhi kur ra zjarr në Spitalin e Durrësit

Më: 11 janar 2020 Në ora: 09:22
Pamje nga video

Pacientë, mjekë, infermierë dhe familjarë të të shtruarve janë tmerruar mbrëmjen e djeshme, pak pas mesnate kur flakët e zjarrit përfshinë dy reparte në Spitalin e Durrësit.

Pavijoni i Kardiologjise dhe aty ku trajtohen personave me probleme te veshkave është përfshirë nga flakët.

Mund të shihni pamjet se si pacientët dalin me shpejtësi nga spitali dhe infermiere me dyshekë në krahë duke nxituar të shpëtojnë ç’të mundin nga flakët.

Gazetari i “Panorrama” ben me dije se per fat nuk raportohet te kete persona te lenduar ne pavijone. Nderkohe qe ende nuk dihen shkaqet e renies se këtij zjarri.

Menjëherë është bërë evakuimi i personave të shtruar ndërkohë forcat e zjarrfikëses dhe policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet.

Mësohet se, rreth 80 pacientë janë evakuuar për shkak të flakëve, ndërsa gjysma e Spitalit të Durrësit ka mbetur pa energji elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat