Zgjedhjet në PS-në e Durrësit/ Kërtusha: Ishin farse, dominon nepotizmi

Durrësi

Zgjedhjet në PS-në e Durrësit/ Kërtusha: Ishin farse, dominon nepotizmi

Më: 12 janar 2020 Në ora: 19:43
Ardit Kërtusha

Pas Shkodrës dega e PS, në Durrës mbart probleme të forta se kush duhet të jetë kontrollues dhe komandues i punëve të partisë në qytetin e dytë më të madh në vend.

Problemet dolën në pah në momentin kur i pari socialistëve Edi Rama nuk ri-kandidoj për zgjedhjet lokale të 2019, Vangjush Dakon i cilësuar si hambari i votave socialiste në qytetin bregdetar.

Ardit Kërtusha ishte një prej dy kandidatëve që mori bekimin e kryesisë së PS për të garuar për postin e kreut të PS Durrës, por u tërhoq.

“Problemet filluan në mënyrë graduale pasi vetëkuptohet që Durrësi pasi një pushtet të centralizuar nga kryebashkiaku qytetit të Durrësit dhe ky pushtet i tejzgjatur vetvetiu ezaurohet dhe vazhdon me pjesën e problemeve. Problemi më konkret është largimi partisë nga baza është nepotizmi që ka arritur në shkallën superiore të tij është ky nepotizëm që luftoi në mënyrë makabre meritokracinë dhe i zuri vend qokave”, tha Kërtusha.

Procesin e zgjedhjeve në PS Durrës, Kërtusha e Quan një farsë.

“Kishte ndërhyrje te dhunshme tek listat. Këto ndërhyrje bënë që ky proces të manipulohej dhe për mos të qenë pjesë e kësaj farse i parapriva dhe thashë Ardit s’ke pse merr pjesë në këto zgjedhje. U pa qartë nga të gjithë socialistët që në votim u shkua me lista nga burimet njerëzore të bashkisë të OSHE”, thotë ai më tej.

Kontaktuar nga Top Channel , Departamenti i Organizimit në PS tha se nuk kanë marrë asnjë ankesë lidhur me procesin e zgjedhjes së Kryetarit të PS Durrës, po ashtu edhe Komisioni i Garancive Statutore. PS-në Durrës do ta drejtojë në katër vitet e ardhshme, Luan Zaza ish-drejtor i komunales për 12 vite, kur drejtonte Vangjush Dako dhe një nga themeluesit e PS të këtij qyteti. Ai nuk pranoi të prononcohej, por bëri këtë koment përmes postës elektronike.

“Debatet dhe mendimi ndryshe në PS Durrës janë tregues të lirisë së mendimit dhe shprehjes brenda strukturës sonë. Janë elementë të rritjes, demokratizimit dhe zhvillimit të PS Durrës. Pas zgjedhjeve të fundit jemi më të konsoliduar dhe më të fortë për të përballuar sfidat e radhës. Se kuptoj nepotizmin brenda partisë. Unë jam anëtar i PS nga dita e krijimit të saj”, thotë Luan Zana.

Ish kryebashkiaku Vangjus Dako nuk pranoi të komentonte për Top Channel këtë situatë, por tha se Taulant Balla është personi që drejton qarkun e Durrësit si pjesë e rajonit të mesëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat