Abuzimi me ndërtimet, gjykata e Durrësit liron 10 efektivë dhe zyrtarë

Durrësi

Abuzimi me ndërtimet, gjykata e Durrësit liron 10 efektivë dhe zyrtarë

Më: 12 janar 2020 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Gjykata e Durrësit ka liruar 10 nga 18 zyrtarët dhe policët e arrestuar,  ndërsa 7 të tjerë kanë mbetur në burg.

Më konkretisht janë lënë të lirë Sami Xhafa, Nikollë Marku, Besnik Domi, Astrit Nuri, Julian Kacadej, Marius Shahini, Dritan Koçi, Paulin Meta, Gjon Zefi, Qerim Doka.

Operacioni i koduar "Abuzuesit" u finalizua mbrëmjen e së enjtes, 9 janar 2020, nga SHÇBA dhe Prokuroria e Durrësit  pas një hetimi disa mujor

Ata u akuzua se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por dhe me shtetas të tjerë, kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim”.

Operacioni u finalizua pas një hetimi disa mujor, duke aplikuar metoda speciale u dokumentuar me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme e subjekteve të këtij procedimi, të cilët duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra dhe funksioni, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por dhe me shtetas të tjerë, kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat