Ndodh në Durrës: Pallati u shemb me tritol, në sistem figuron i banueshëm

Durrësi

Ndodh në Durrës: Pallati u shemb me tritol, në sistem figuron i banueshëm

Më: 14 janar 2020 Në ora: 16:53
Pallati u shemb me tritol

Mund të konsiderohet gafa e madhe e menaxhimit të situatës post tërmet në Durrës.

Një pallat në Shkozet, i shembur me shpërthim të komanduar siç tregojnë  pamjet e 8 dhjetorit të vitit të kaluar, për bashkinë është i banueshëm.

Ndaj 24 familjeve që jetonin aty u është mohuar bonusi i qirasë.

“Nuk e marrim sepse na thonë që pallati juaj është i banueshëm. Nuk kemi marrë asnjë gotë ujë” thane banoret.

I kontaktuar nga Ora News nënkryetari i bashkisë pranoi se ky është gabim njerëzor, pasi pallatet që shemben nuk futen në sistem. Ai sqaroi se këta banorë duhet të paraqiten pranë bashkisë më vertetimin e banimit për të përfituar bonusin.

Por ky gabim në menaxhimin e informacionit mbi pallatet e shembura nga bashkia e Durrës, po u kushton rëndë banorëve që fillimisht thonë se humbën mundin e një jetë e tashmë kanë mbetur në rrugë të madhe.

Pallati ku sot nuk më asnjë gjurme sipas banorëve ishte dëmtuar që pas tërmetit të 21 shtatorit, dhe për këtë ata akuzojnë bizneset që ndërhynë në katin e parë

Por edhe pse iu ofrohet bonusi, ata kërkojnë që pallati tu rindërtohet aty ku ka qenë prej 40 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat