Vidhet dhe dhunohet babai i ish-shoferit të biznesmenit Ylvi Beqja, lidhja me Shullazin

Durrësi

Vidhet dhe dhunohet babai i ish-shoferit të biznesmenit Ylvi Beqja, lidhja me Shullazin

Më: 19 janar 2020 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Ditën e djeshme në lagjen Nr.13, Durrës, persona të pa identifikuar i kanë vjedhur me dhunë çantën me 250 euro dhe 150.000 lekë, 62 vjeçarit Naim Musai, , banues në lagjen Nr. 13, Durrës.

Top Channel mëson se Musai, është babai i ish-shoferit të biznesmenit Ylvi Beqja. I biri dëshmoi kundër Emiliano Shullazit në gjyq për çështjen e ish-hotel ”Vollgës” në Durrës.

62-vjeçari është goditur dhe ka marrë dëmtime në trup dhe në kokë nga personat që akuzohen për vjedhje me dhunë në bashkëpunim.

Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat