Tjetër shpërthim bombole, plagoset një 83-vjeçare në Durrës

Durrësi

Tjetër shpërthim bombole, plagoset një 83-vjeçare në Durrës

Më: 20 janar 2020 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Pas Lushnjës edhe në qytetin e Durrësit ka pasur një shpërthim bombole në një banesë.

Rreth orës 12:20, në lagjen nr.14, Durrës, në një banesë ka shpërthyer një bombol gazi dhe për pasojë është dëmtuar shtetasja S.S, 83 vjeçe.

Ajo është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat