Shqiptari mbërrin nga Durrësi me 16 kg heroinë, arrestohet në Ancona

Durrësi

Shqiptari mbërrin nga Durrësi me 16 kg heroinë, arrestohet në Ancona

Më: 20 janar 2020 Në ora: 21:28
Foto

Një 38 vjeçar shqiptar është arrestuar në Ancona të Italisë me 16 kg heroinë.

Ai zbarkoi nga një anije e cila u nis nga porti i Durrësit në 16 janar ku pas kontrollit nga policia iu gjet dhe lënda narkotike.

Shqiptari e kishte fshehur lëndën narkotike brenda një kamioni por nuk arriti dot t'i shpëtonte qenve të antidrogës.

38 vjeçari u arrestua në flagrancë në tentativë për tu larguar nga porti Doric në 16 janar ndërkohë që lajmi u publikua ditën e sotme (20 janar).

Këtë mëngjes arrestimi i tij u cilësua i ligjshëm nga gjykatësi. Në seancën gjyqësore shqiptari përfaqësohej nga avokati Arjol Kondi.

38 vjeçari do të qëndrojë në burgun e Montacuto ndërkohë që hetimet për të do të vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat