Durrës – Makina e një gruaje të re, punonjëse policie, u hodh në erë sonte nga njerëz të paidentifikuar.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 22:35, në lagjen nr 17/1, Durrës.
Hetimet e para zbardhin se nga muri i jashtëm rrethues i oborrit është hedhur një sasi lënde plasese në afërsi të makinës tip "Audi", e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.